Messi fitoi çmimin “më i miri i vitit”/ Matthaus: E meritonte Haaland!

Messi fitoi çmimin “më i miri i vitit”/ Matthaus: E meritonte Haaland!

Lionel Messi u zgjodh si lojtari më i mirë i vitit 2023, duke fituar çmimin “The Best FIFA 2023”.

Ky çmim ka krijuar polemika të mëdha, pasi si favorit shihej sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, i cili fitoi gjithçka me skuadrën e tij gjatë vitit 2023.

I këtij mendimi është edhe legjenda gjermane, Lothar Matthaus, i cili gjithashtu e ka fituar çmimin e më të mirit në vitin 1991.

Nëse shikohen sukseset e mëdha, nuk ka mundësi që të mos merret në konsideratë Manchester City. Në rastin e lojtarit më të mirë të vitit 2023, çmimin duhet ta fitonte Erling Haaland. Ka fituar trofetë më të rëndësishëm me City dhe ka shënuar shumë gola. Dy faktorë që duhet të jenë vendimtar në këtë vlerësim.

Për Messi-n, kjo ishte hera e tretë që fiton këtë ccmim, ndërsa tani është pjesë e Inter Miami në MLS.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy