
Dy sezonet tek Galatasaray vijojnë të rikonfirmojnë se Victor Osimhen mbetet një ndër më cilësorët në qarkullim.
Nigeriani po bën mirë tek turqit, me të cilët deri më tani numëron 15 gola në 21 sfida.
Pas Atletico Madridit dhe Bayern Munchenit, Paris St Germain i është bashkangjitur listës së pretendentëve.
‘’ Les Pariziens ‘’ kanë fatin të mbështeten nga Nasser Al Khelaifi i cili ndër vite ka arritur të transferojë shumë yje në ‘’ Parque de Princes ‘’.
Potenca, mënyra se si driblon dhe fitimi shpeshherë i dueleve me rivalët janë tre nga cilësitë që spikasin tek ishi i Napolit, për më tepër shumë i shpejtë.
Natyrisht që ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk mund ti sfidojnë parizienët në aspektin ekonomik por gjithsesi mbeten një ekip atraktiv, shumë i fortë në çdo kompeticion.
Por s’duhet mënjanuar as Bayern Muncheni, drejtuesit e të cilit synojnë në çdo sezon titujt dhe natyrisht transferimi i peshave të rënda në ‘’ Allianz Arena ‘’ është një prioritet absolut.
Victor Osimhenin e pret një merkato verore tejet emocionuese, determinante për vijimësinë, e cila mund ti ndryshojë në çdo aspekt.



