Sfida me Kukësin, Abilaliaj: Skuadra në gjendje optimale, ndeshje e vështirë

Sfida me Kukësin, Abilaliaj: Skuadra në gjendje optimale, ndeshje e vështirë

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që të kuqtë do të luajnë me Kukësin në fundjavë.

Abilaliaj tha se skuadra është në gjendje optimale, ndërsa vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

Futbollistët gëzojnë shëndet të plotë dhe gjendja është optimale në prag të këtij takimi. U përpoqëm dhe javën që kaloi të lëmë pas barazimet. Rikthimet e rëndësishme në mbrojtje na kanë dhënë stabilitetin e humbur. Jam i kënaqur deri diku si u zhvillua ndeshja me Skënderbeun për volumin e lojës, por po të shfrytëzonim rastet duhet ta kishim fituar ndeshjen. Në çdo ndeshje ne futemi për ta fituar.

Me Kukësin pres të jetë ndeshje e vështirë dhe e luftuar. Kukësi me ekipin që ka është shprehur mirë me skuadrat më të forta në letër. Motivimi më i madh në krahasim me ekipet e tjera. Ekip i ri e kuptoj, duan të evidentohen. Fakti që mund të luhet në kushte jo të mira për të shfrytëzuar potencialin e futbollistëve që kemi është patjetër një minus për ekip që i duhet shpejtësi dhe fushë e mirë. Sido të jetë i kemi të gjitha variacionet për t’u shprehur dhe për të luajtur në çdo fushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy