Luciano Spalletti do të vazhdojë në drejtimin e Italisë edhe për të ardhmen. Trajneri është konfirmuar në stol edhe për kualifikueset dhe Botërorin e ardhshëm.
Eliminimi zhgënjyes në Europian, ngriti dyshime të mëdha për të ardhmen e 65-vjeçarit në stolin e “axurëve”.
Megjithatë, Federata Italiane, ka njoftuar se Spalletti do të vazhdojë të jetë në stol, të paktën deri në Botërorin e vitit 2026.
Pas kësaj, trajneri u shfaq shumë i lumtur, ndërsa deklaroi se gjithçka do të nisë nga zero.

Pas ndeshjes së djeshme ne u kthyem në zero dhe duhet të fillojmë përsëri nga atje. Mendoj se di çfarë të bëj. Në zgjedhjet e ardhshme do të përpiqem të rinovoj më tej skuadrën sepse drejtuesit e disa gjërave nuk më dhanë përgjigjet që kërkoja. Ne po kërkojmë një te ardhme ku ngjitemi nga poshtë lart, e ardhme më e re, me energji të reja dhe që ka pika të reja të forta.



