
Rivaliteti në kontinentin e vjetër gjatë merkatove vijon të jetë tejet i ashpër.
Skuadrat me emër janë gjithmonë të përfshira por në të shumtat e rasteve shumë prej tyre tërhiqen nga gara.
Kjo gjë ka ndodhur me Real Madridin, drejtuesit e të cilit synonin prej kohësh Antonio Silvan.
Portugezi vijon të jetë një referent në prapavijën e Benfikës, lojtar për të cilin po lufton fort Manchester United.
Interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ në njëfarë mënyre i ka detyruar kampionët në fuqi të Champions Leagues të sprapsen, duke qenë se shifra që pretendojnë drejtuesit e luzitanëve konsiderohet e ekzagjeruar, konkretisht më tepër se 75 milionë euro.

Tashmë po ndiqet një tjetër strategji për të arritur objektivat gjatë periudhës së transferimeve por sipas ‘ Defensa Central ‘, nuk përjashtohet mundësia e furnizimit me lojtarët e filialit.
Raul Asencio si duket po e bind Carlo Ancelottin, një element që premton shumë për të ardhmen, i cili ka shfaqur potencialin në fushën e lojës.
Besimi i dhënë nga italiani deri më tani është shpërblyer nga 21 vjeçari, trainer i cili do të ketë në dispozicion edhe Lamini Fati, i formuar në kategoritë inferiore të Leganes.



