Atletico Madrid mendon për Soler

Atletico Madrid mendon për Soler

 Mesfushori Carlos Soler vijon të jetë një ndër favoritët për të lënë ‘’ Mestallan ‘’ në verën e 2023-shit.

Spanjolli ende nuk ka arritur një akord me Valencian për zgjatjen e kontratës dhe ia bën më të lehtë ekipeve të interesuara për ta larguar nga bardhezinjtë .

Atletico Madridi po e analizon me kujdes ecurinë e 25 vjeçarit dhe tundohet nga opsioni i firmosjes me parametër zero me talentin  e ‘’ Los Che ‘’. 

Carlos Soler prej vitesh konsiderohet një ndër më të mirët e Valencias  por Diego Simeones i duhet patjetër një zëvëndësues për Hector Herreran apo ndoshta edhe Saul Niguezin i cili nuk e ka të sigurtë të ardhmen tek kryeqytetasit.

Momentalisht Carlos Soler po spikat në La Liga dhe drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ synojnë përsëri rikthimin tek suksesi me afrimin e lojtarëve cilësorë që do të bëhen pjesë e skemave të  ‘’ El Cholos ‘’.

Si në çdo sezon, të besuarit e argjentinasit e fillojnë si pretendentë për fitimin e trofeve të rëndësishëm por fakteqësisht nuk kanë mundur ta arrijnë objektivin  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy