
Në sezonet e fundit Ederson dos Santos ka mundur të fitojë një vend titullari tek Atalanta.
Falë sakrificave të bëra braziliani e ka bindur Gian Piero Gasperinin, një trainer i cili e ka ndryshuar historinë e ‘’ La Deas ‘’.
Paraqitjet dinjitoze e kanë rritur automatikisht edhe vlerën e kartonit, e cila momentalisht arrin 60 milionë eurot.
Së fundmi Real Madridi i ka trokitur në derë 25 vjeçarit dhe kur flitet për këtë skuadër, për çdo lojtar interesi konsiderohet një privilegj.

Për zikaltërit do të ishte një hap shumë i suksesshëm shitja e Ederson për të mbushur arkat por për shërbimet e tij ‘’ Galaktikët ‘’ s’do ta kenë të lehtë sepse do të rivalizojnë me të tjerë ekipe të rëndësishëm të kontinentit të vjetër.
Megjithatë, drejtuesit e bergamaskëve me në krye presidentin Antonio Percassi nuk mendojnë të bëjnë asnjë lëshim referuar vlerës së paracaktuar, hap që reflekton rëndësinë e Ederson dos Santos tek fituesit në fuqi të Europa Leagues.
Ndërkohë spanjollët po kërkojnë elementë të rinj për të shtuar cilësinë në mesfushë, edhe pse përbëhen nga lojtarë të rëndësishëm, ndër më të mirët në qarkullim.



