
Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, thotë se dëshiron të shënojë gol, ashtu siç bëri edhe miku i tij te Lazio, Provedel, në sfidën ndaj Atletico Madrid, ku realizoi me kokë golin e barazimit.
Donnarumma tha se ka filluar të ëndërrojë për një moment të tillë dhe shpreson ta realizojë në të ardhmen.
Lazio e nisi shumë mirë eksperiencën në Champions League duke marrë një barazim përballë Atletico Madrid. Aty shënoi miku im Provedel. Shpresoj që diçka e tillë të më ndodhë edhe mua një ditë. Më shkroi kunati sapo Provedel shënoi dhe më tha se donte që edhe unë të bëja gol.
Do të ishte diçka e bukur dhe kam nisur ta ëndërroj një moment të tillë, edhe pse kjo do të thotë se skuadra ime do të ishte në humbje në atë moment. Fitorja e skuadrës vjen para së gjithave, por ndoshta një ditë do të shënoj edhe unë.



