Oscar transferohet në Kinë dhe bëhet lojtari më i paguar në botë

Oscar transferohet në Kinë dhe bëhet lojtari më i paguar në botë

Një tjetër lojtar largohet nga Premier League në drejtim të Kinës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Chelsea brazilianin Oscar, i cili është zyrtarisht futbollisti më i ri Shanghai.

Ekipi i drejtuar nga Andre Villas Boas afroi mesfushorin brazilian nga Chelsea duke paguar më shumë se 60 milionë euro, një shifër thuajse 3 herë më e lartë se ajo që përfitoi Internacional Porto Alegre.

Një transferim rekord për këtë skuadër, ku luan edhe një tjetër brazilian, Hulk për të cilin u shpenzua 55 milionë për ta shkëputur nga Zenit.

Kalimi i Oscar te Shanghai e kthen atë më të paguar se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. 24 milionë euro në sezon do të përfitojë 25-vjeçari, i cili do t’i bashkohet ekipit në muajin janar. Oscar largohet nga Chelsea pas 4 vitesh e gjysmë.

Kampionati kinez është kthyer në një minerë ari për futbollistët e njohur, pasi përfitojnë paga të larta. Me shumë mundësi në Kinë do të luajë edhe Carlos Tevez që thuhet se do të thyejë çdo rekord, pasi Shanghai Shenhua është gati t’i japë 40 milionë euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy