
Sulmuesi Khalid Basit është një emër i dëgjuar për të gjitha ndjekësit e futbollit shqiptar. Në sezonin 2019-2020, 25-vjeçari ishte pjesë e Teutës në Shqipëri, teksa u largua nga durrsakët si një dështim në merkaton e janarit të atij sezoni.
I ardhur te durrsakët nga Prishtina, ganezi u aktivizua vetëm në 9 ndeshje, ku nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe më pas u largua si dështim pas vetëm 6 muajve.
Ditën e sotme, Khalid ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Sulmuesi është zyrtarizuar te skuadra moladave e Sheriff Tiraspol, të cilët luajnë në Champions League këtë sezon dhe në ndeshjen e parë aty regjistruan fitore 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk.
Ka qenë vetë klubi moldav që ka prezantuar sulmuesin ganez, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Esperance në Tunizi.



