
Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme të hënën siç është ajo ndaj Spanjës. Kuqezinjtë, duan me çdo kusht fitoren, për të kaluar grupin.
Sipas njoftimit të FSHF, i gjithë grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, teksa vetëm mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit veçmas për shkak të lodhjes muskulore.

Gjithsesi, mbrojtësi do të stërvitet me grupin nesër dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.
Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30



