Luftë Chelsea vs Real Madrid për Gimenez

Luftë Chelsea vs Real Madrid për Gimenez

  Pavarësisht se është një ndër mbrojtësit më të mirë të viteve të fundit skenaret e të ardhmes së  Jose Maria Gimenez janë të ndryshme . Kohët e fundit është vënë disi në pikpyetje sidomos pas  hyrjes në luftë të Chelseat dhe Real Madridit .  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ mendojnë t’ia rrëmbejnë uruguajanin nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’,  operacion që drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ e konsiderojnë një hap efektiv për arsye se dëmtimet e shumta të pësuara ia kanë prishur në disa raste skemat  Cholo Simeones. 

Duke patur parasysh  që është një nga peshat më të rënda tek madrilenët , presdidenca kryeqytetase po vlerëson seriozisht mundësinë e largimit të Jose Maria Gimenez  për të përmirësuar gjëndjen financiare duke qenë se flitet për dy  kocka shumë të forta  në aspektin ekonomik. Ky operacion do ti shërbente shumë Atleticos për të riparuar pozicionet që kanë lënë për të dëshiruar me lojtarë të një niveli të konsiderueshëm  për të vijuar të njëjtën rrugë edhe sezonin e ardhshëm . Kandidatë të tillë në mënyrë të padiskutueshme shënojnë një përballje titanësh sepse Adn e tyre  reflekton  suksese të shumta si në Europë ashtu edhe më gjërë dhe ndoshta kalimi  në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ose ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të konceptohej si një privilegj për 26 vjeçarin .

Gjithsesi një fakt që ndoshta do të tingëllojë si tradhti  nga ana e lojtarit të lindur në Toledo do të ishte transferimi tek rivalët e përjetshëm të ‘’ Los Rojiblancos ‘’  por gjithçka është e mundur sidomos kur merret  parasysh se impakti i tyre në mbarë globin është i jashtëzakonshëm .  Në 8 vite tek Atletico Madridi Jose Maria Gimenez i ka bërë mirë detyrat sepse nga një skuadër si Danubio në Primera Division të Uruguajit ka treguar se me punë dhe përkushtim mund të arrihet kudo , fakt që e ka konfirmuar  me spanjollët . 

Sezoni aktual për nxënësin e Diego Simeones pavarësisht peripecive i ka dhënë mundësinë për të luajtur në 25 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy