Idriz Batha e mbyll me Tiranën, mesfushori prezantohet te skuadra e re

Idriz Batha e mbyll me Tiranën, mesfushori prezantohet te skuadra e re

Idriz Batha nuk është më një lojtar i Tiranës. Mesfushori 29-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Rumani, te skuadra e UTA Arad.

Lojtari njoftoi ditën e djeshme largimin nga Tirana, teksa nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re. Batha do të luajë në elitën e futbollit rumun, ku do të tentojë të tregojë të njëjtat paraqitje si te Tirana, ku përveçse kapiteni, ishte edhe një nga lojtarët më të spikatur të bardhebluve.

Futbollisti është prezantuar ditën e sotme te UTA Arad, por këta të fundit nuk janë mjaftuar vetëm me Bathën nga Superiorja. Ditën e sotme klubi rumun ka njoftuar edhe afrimin e mbrojtësit Rolandas Baravykas. Lituanezi ishte pjesë e Kukësit në sezonin e fundit dhe pas përfundimit të kontratës vendosi të largohej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy