
Bomberi Harry Kane mbetet një ndër lojtarët e momentit për sa i përket linjës ofensive . Anglezi ka zhvilluar një sezon për tu patur zili me Tottenham Hotspurin edhe pse londinezët e kanë humbur ritmin e disa viteve më përpara . Largimi i Mauricio Pochettinos nga ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe sidomos dështimi total i Jose Mourinhos ia ka prishur imazhin ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ . Për 27 vjeçarin të mëdhenjtë e Europës nuk kanë pranuar asnjëherë të dorëhiqen sepse besojnë se një ditë do ta largojnë nga ‘’ Spursat ‘’ .
Këtë herë një tjetër skuadër historike e Premier Leagues i është bashkuar luftës për ‘’ Uraganin ‘’. Liverpooli i Jurgen Klopp kërkon ti prishë punë pretendentëve të golashënuesit të Tottenhamit dhe do të kërkojë me çdo kusht ta transferojë në ‘’ Anfield Road ‘’ .
Me 23 gola dhe 14 asiste gjatë sezonit të kaluar Harry Kane ia ka fuqizuar idetë të mëdhave të Europës se është me të vërtetë një alternativë qe mund ti sjellë shumë benefite në të ardhmen . Në rastin konkret Liverpooli do të ketë një rrugë të gjatë në vijim sepse siç është deklaruar edhe më përpara presidenti i Tottenham Hotspurit Daniel Levy nuk do ta lejojë largimin e britanikut për më pak se 120 milionë euro .
Pavarësisht se kanë patur privilegjin të rriten në aspektin ekonomik për arsyen e fitimit të Champions Leagues në 2019-tën , ‘’ The Redsat ‘’ duhet me patjetër të përfshijnë ndonjë element në këtë operacion siç mund të ishte Mohamed Salah ose Firmino sepse për ndryshe do ta kishin shumë të vështirë .
Por duke qenë se të mëdhatë po lëvizin me shpejtësi në funksion të merkatos , për egjiptianin së fundmi është interesuar Paris St Germain por është shumë e vështirë që me ndikimin e koronavirusit skuadrat e njohura të ofrojnë më tepër se 50 milionë euro . Megjithatë duke iu referuar vlerës së kartonit të 29 vjecarit është dyfishi i shumës së lartpërmendur , që do ti bënte shumë punë Liverpoolit per të tentuar Harry Kanen.
Momenti aktual i lojtarëve me emër është shumë i rëndësishëm sepse Europiani do ti japë shansin e përballimit me shumë oferta tunduese dhe për sulmuesin e ‘’ Tre Luanëve ‘’ pritet që lufta e skuadrave të vijojë deri në fund .
Harry Kane është nga ato lojtarë që të krijon përshtypjen se me lojën e zhvilluar lehtësirat janë të shumta , fakt që ka ditur ta reflektojë edhe tek ‘’ The Whites ‘’ , me 33 gola dhe 16 asiste në 49 ndeshjet e sezonit të kaluar . Një aspekt që duhet konsideruar është se presidenca vendase do të qëndrojë e paluhatur në kerkesën e saj për lojtarin më të rëndësishëm të Tottenham Hotspurit .



