Një statujë e yllit të Barcelonës dhe kombëtares argjentinase , Lionel Messit, është shkatërruar këtë të hënë në Buenos Aires.
Statuja ishte ndërtuar në përpjekje për të bindur futbollistin të kthehej me skuadrën e kombëtares, pas shkëputjes së tij këtë verë.
“Statuja e Lionel Messit ra viktimë e një akti vandalistësh që e la skulpturën e tij pa gjysmën e parë,” thanë zyrtarët e qytetit në një deklaratë.
Ata bënë me dije se riparimet kanë nisur menjëherë.
Gjithsesi, zyrtarët në Argjentinë kanë thënë se riparimet veçse kanë filluar. “Shkatërrimi i statujës së Messit ka qenë një vepër vandalizmi. Punimet për ta riparuar tashmë kanë filluar”- thuhej në njoftimin nga Ministria e Sportit dhe Kulturës e Argjentinës.
Kjo statujë është e vendosur në “Paseo de la Gloria”, bashkë me figura të tjera të sportit në Argjentinë.



