Liverpool dhe Manchester United në luftë për Diego Carlos

Liverpool dhe Manchester United në luftë për Diego Carlos

 Pas një sezoni tepër rivalizues Sevilla ka arritur të jetë një ndër 4 skuadrat që do të jenë pjesmarrëse në Champions League.  Andaluzëve nuk i  mbetet gjë tjetër veçse të përqëndrohen në merkaton e verës për tu fuqizuar dhe ruajtur organikën e lojtarëve .  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të kenë shumë punë në javët e ardhshme sepse Manchester United dhe Liverpool kërkojnë ‘’ ti vjedhin ‘’ mbrojtësin Diego Carlos .  Braziliani u transferua në verën e 2019-tës nga Nantes për në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ për 15 milionë euro dhe që nga ai moment ka arritur ta ngrejë nivelin e lojës nën urdhërat e Julen Lopeteguit . Edhe pse niveli i shkëlqyer i Jules Koundes e ka lënë disi në prapavijë ,  me këmbnguljen e tij lojtari nga Sao Paolo i ka fituar kreditet e nevojshme për të qënë në lartësinë e duhur .

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe sidomos ‘’ The Redsat ‘’ kanë zhvilluar një sezon të luhatur në vija të përgjithshme dhe këta të fundit  po luftojnë kokë më kokë me Chelsean të siguruar vendin e 4-tert që i jep shansin për tu përfaqësuar në Uefa Champions League .  Skuadra e Jurgen Klopp ka çeduar në prapavijë dhe problematikat e njëpasnjëshme e kanë dërguar në këtë situatë ku do të kërkojnë të përfitojnë nga hapi fals i mundshëm  i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për të arritur objektivin . Mungesat e  Virgil Van Dijk , Joe Gomez  dhe Joel Matip janë një arsye e fortë që i detyron ish kampionët e Premier League të bëjnë një sforco për të transferuar Diego Carlosin në ‘’ Anfield Road ‘’ edhe pse Manchester United nuk do të qëndrojë duarkryq pavarësisht se situata e  tyre është paksa ndryshe në lidhje me sezonin . 

Pa dyshim ky opsion për Jurgen Kloppin mbetet shumë interesant sepse ishi i Nantes i ka bërë  mirë detyrat me andaluzët të cilët e mbyllën La Ligan në vendin e 4-tërt dhe do të kenë privilegjin të jenë përsëri pjesë e Champions Leagues .  Arritjet e deritanishme e pozicionojnë si një mbrojtës që jep garanci për të ardhmen  pavarësisht se një transferim i mundshëm në njërën nga këto skuadra thekson një specifikë ndryshe për vetë faktin e rëndësisë që kanë .

Sezoni aktual për nxënësin e Julen Lopeteguit mund të konsiderohet shumë pozitiv dhe i mbetet edhe ndeshja e fundit për të zhvilluar  në të cilën ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të presin në shtëpi Real Valladolidin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy