Kukësi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti Tiranën 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Abissnet Superiore.
Oppong në minutën e 35-të dhe Bytyci në minutën e 64-t, i dhanë një fitore të rëndësishme verilindorëve, që i largohen fundit dhe tashmë mbajnë vendin e 8-të me 22 pikë.
Pavarësisht humbjes, Tirana mbetet në krye të renditjes me 34 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Partizanit.



