Klubi i Vllaznisë, kishte njoftuar një miqësore me Kastriotin këtë të shtunë.
Megjithatë në një njoftim të dytë, ishte sërish klubi shkodran, që bëri të ditur se ndeshja nuk do të zhvillohet.
Bëhet e ditur se klubi i Kastriotit e kishte të pamundur për të udhëtuar drejt Shkodrës dhe për këtë arsye ndeshja është anuluar.
NJOFTIMI:
Vllaznia bën të ditur se ndeshja miqësore ndaj ekipit të Kastriotit, e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, nuk do të zhvillohet.
Ekipi krutan e ka pasur të pamundur për të udhëtuar drejt Shkodrës për disa arsye të rëndësishme dhe si rrjedhojë, kjo ndeshje nuk do të luhet.



