“Dhimbje koke” për trajnerin e Milanit/ Titullari mbyll vitin, 9 të dëmtuar për kuqezinjtë

“Dhimbje koke” për trajnerin e Milanit/ Titullari mbyll vitin, 9 të dëmtuar për kuqezinjtë

Vazhdojnë problemet me dëmtimet te Milani dhe tashmë në listë janë shtuar emrat që nuk do të jenë të gatshëm për skuadrën në ndeshjet e radhës.

Ditën e sotme, kanë dalë përgjigjet e analizave, për 3 lojtarët e dëmtuar në sfidën e fundit ndaj Empolit.

Kapiteni Davide Calabria, ka mbyllur vitin dhe do të kthehet pas 3 muajve në fushë. Mbrojtësi Simon Kjaer do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 15 ditë, ndërsa sulmuesi Alexis Saelemaekers, mungon për 6 deri në 8 javë.

Dhimbje koke për trajnerin Pioli, që përpara ka ndeshje të rëndësishme, si ato me Chelsea në Ligën e Kampioneve, apo edhe me Juventusin në kampionat.

Në listën e të dëmtuarve janë edhe 6 lojtarë të tjerë, si Theo Hernandez, Mike Maignan, Zlatan Ibrahimovic, Junior Messias, Origi dhe Florenzi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy