
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, fitoren minimale të Partizanit ndaj Atletic Escaldes. Sipas tij, loja e të kuqve la për të dëshiruar, ndërsa shtoi se përballë kishin një ekip amator. “Sa i përket fitores, jemi të kënaqur. Loja në fushë la për të dëshiruar. Ndeshja me Bate Borisov, kishte më shumë raste dhe cilësi. Problematika që më bën përshtypje, është se lojtarët e Partizanit nuk kishin qetësi. Në pjesën e dytë i lanë shumë hapësirë kundërshtarit për të qarkulluar topin. Përballë kishin një ekip amator. Nuk i afrohen Partizanit. Duhet ta kishin mbyllur me shumë gola. Erdhi goli për shkak të gabimit të portierit, sepse ndoshta mund të mbyllej 0-0.”, deklaroi Tahiri.



