
Pas rastit të Christian Eriksen, i cili pësoi atak kardiak, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës, një tjetër rast ka ngjallur panik në Europian.
Mbrojtësi i Francës, Benjamin Pavard është shprehur se pas përplasjes me mbrojtësin gjerman, Robin Goesens, ai mbeti pa ndjenja në fushë për rreth 10-15 sekonda.
“Kisha një tronditje të vërtetë. Isha pa ndjenja për 10 ose 15 sekonda në fushë, pas asaj përplasje”- u shpreh Pavard pas ndeshjes me Gjermaninë.
Për këtë arsye, UEFA ka nisur një hetim ndaj mjekëve të kombëtares së Francës, të cilët lejuan që lojtari të vazhdonte lojën, ndonëse kishte pësuar një tronditje.



