Mario Balotelli, afër kalimit në Spanjë

Mario Balotelli, afër kalimit në Spanjë

 Pas eksperiencës tek Genoa për Mario Balotellin një ekip në Spanjë ka shfaqur interes.

Flitet për Murcian, drejtuesit e të cilit besojnë tek potenciali i italianit. 

Ndër vite 34 vjeçari e ka treguar veten në disa klube cilësorë, si Milani, Liverpooli apo Marseille ndër të tjerë dhe tashmë është në hapat e fundit të karrierës. 

Tek Genoa golashënuesi arriti të kontribojë në 6 sfida, të përkthyera këto në 50 minuta aktivizimi gjatë sezonit.

 Momentalisht ndërmjet palëve vijojnë negociatat dhe nëse do të përfundojnë me sukses, ish fituesi i disa titujve në nivel klubesh do të provojë veten në një kampionat ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy