Opsionet e Manchester United për portën

Opsionet e Manchester United për portën

Fillimi jo i mirë i sezonit nga Manchester United sigurisht është pasuar me vënien e gishtit tek disa lojtarë të cilët nuk e kanë bindur Erik Ten Hagun.

Portieri David De Gea është një ndër to dhe në ‘’ Old Trafford ‘’ ka filluar të mendohet për të ardhmen në këtë aspekt. 

Alternativat e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ sipas ‘’ Mundodeportivos ‘’ janë dy duke patur parasysh se spanjolli e finalizon kontratën në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ në  qershorin e 2023-shit pas 12 sezoneve me gjigandët e Premier Leagues.

Pretendentët për 31 vjeçarin nuk mungojnë , ndër të cilët janë Atletico Madridi , ish ekipi i tij dhe Real Betisi. 

Por sigurisht për një ekip kaq të famshëm është një detyrim një merkato cilësore për të rikuperuar terrenin e humbur dhe alternativa e parë është Unai Simon .

25 vjeçari i cili mbron ngjyrat e Athletic Bilbaos konsiderohet një ndër portierët e të ardhmes në Spanjë dhe gjithashtu është titullar tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis Enriques.

Në rastin e mosarritjes së një akordi për zgjatjen e kontratës , gardiani i vaskëve shikohet një opsion tejet interesant për portën e Manchester United. 

Edhe Diogo Costa i Portos po shkëlqen si me portugezët ashtu edhe me kombëtaren luzitane.

23 vjeçari i ka ndihmuar gjigandët e Portugalisë për të vijuar për më tej edhe në Champions League por ndryshimi në këtë histori është se anglezëve do ti kushtonte më tepër në krahasim me Unai Simon .

Megjithatë, Manchester United gjithmonë është konsideruar një ndër klubet më të pasur të botës dhe s’do të ishte problem pasi me rëndësi është vijimësia e të besuarve të Erik Ten Hag me synimin kryesor fitimin e trofeve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy