Sulejman Starova, në rolin e specialistit të futbollit në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi këto 7 javë të para të Tiranës në kampionat. Starova tha se bardheblutë kanë pësuar rritje në çdo repart. Gjithashtu ai foli edhe për Seferin, për të cilin tha se po bën shumë mirë sidomos në fazën mbrojtëse, por shtoi se nuk është lojtar goli dhe nëse e rregullon këtë, ai mund të rikthehet te Kombëtarja.
“Seferi ashtu edhe si Tirana, është në rritje. Te rasti për gfolin e tretë, ai duhet ta tentonte vetë, jo ta pasonte. Të gjithë skuadrat po rriten dhe këtë e kemi parë edhe te Tirana. Është rritur shumë edhe Behiratche. Toshevski është rritur shumë nga sezoni i kaluar. Nga Ismajlgeci kam pritur më shumë. Rritja më e madhe është se Tirana ka ekuilibër në çdo vend. Nuk ndihet mungesa e Çelhakës që iku në minutat e fundit.
Ngo ka mbrojtjen e topit, por është pak për Tiranën. Seferi e ndihmoi Tiranën në mbrojtje më shumë. Seferi nuk është lojtar goli, nëse e rregullon edhe këtë, atëherë mund të rikthehet në Kombëtare.”, u shpreh Starova.



