
Sezoni jo i mirë i Manchester United po reflektohet me renditjen në Premier League.
Momentalisht ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë jashtë Europës, të cilët do të zhvillojnë edhe katër sfida për kampionatin plus finalen e Fa Cup kundër Manchester City-t.
Anglezët i pret një rrugë e gjatë në merkaton e verës, periudhë gjatë të cilës do të shfrytëzojnë potencialin në aspektin ekonomik, për të transferuar lojtarët e duhur në ‘’ Old Trafford ‘’.
Tre elementë të tjerë janë bërë pjesë e listës së ish-t të Ajaxit, një trainer i cili vijon të hasë probleme në lidhje me rezultatet. Lautaro Martinez, Ronald Araujo dhe Amadou Onana po analizohen me kujdes nga numri një i stolit të 20 herë kampionëve të një ndër pesë ligave më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.
Kapaciteti i lojtarëve të sipërpërmendur jep një lloj sigurie në repartet përkatëse në të cilat ulje-ngritjet kanë qenë evidente gjatë gjithë sezonit.
Rikthimi në elitën e futbollit anglez dhe gjithashtu atij europian duhet të shoqërohet me goditje cilësore dhe Manchester United parashikohet se do të jetë protagonist i padiskutueshëm në fundin e sezonit.
Edhe pse rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet, historia e suksesit në njëfarë mënyre shërben si motiv për të avancuar por për arritjen e objektivave natyrisht do të jetë një sfidë jo e lehtë për drejtuesit.



