
Traineri i Paris St Germain Luis Enrique vijon maksimalisht i fokusuar tek merkatoja verore, duke patur parasysh që shumë shpejt do të nisë sezoni i ri.
‘’ Lucho ‘’, pas huazimit të Xavi Simonsit tek Leipzigu, ia ka vënë syrin Willian Pachos, i cili impresionoi në Kupën e Amerikës me Ekuadorin.
Lajmi është publikuar nga ‘ Sky ‘ dhe konfirmuar nga Fabrizio Romano, i cili është shprehur se negociatat janë drejt fundit dhe flitet për një shifër prej 40 milionë eurosh.
Në sezonin 2021-2022 22 vjeçari e nisi eksperiencën në Europë tek Antwerpi.
Pas dy sezoneve në Belgjikë, Willian Pacho vendosi për Eintracht Frankfurtin dhe niveli i shkëlqyer i sezonit të shkuar, i reflektuar gjatë 44 sfidave e kanë shëndërruar në një kandidat potencial për t’iu bashkuar ‘’ Les Pariziens ‘’.
Lojtari i kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ spikat për fitimin e dueleve, lojën në ajër dhe gjithashtu për efikasitetin në prapavijë, aspekte që mund ti sigurojnë një të ardhme larg ‘’ Red Bull Arenas ‘’, tek fituesi në fuqi i Kupës së Francës dhe Ligue 1 sezonin e shkuar.



