
Sampdoria nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon dhe këtë e tregojnë shumë mirë rezultatet e arritura deri në këtë fazë të kampionatit.
Në 16 javë kampionat, Sampdoria ka pësuar 9 humbje dhe tashmë drejtuesit po mendojnë të ndryshojnë trajner.
Shkarkimi i Robert D’Aversa duket i pashmangshëm dhe zyrtarizimi për mbylljen e bashkëpunimit mund të vijë në orët e ardhshme. Madje drejtuesit kanë gjetur edhe zëvendësuesin, i cili pritet të jetë ish-lojtari i Interit, Dejan Stankovic, i cili momentalisht drejton Crvena Zvezda.
Palët janë në bisedimet dhe marrëveshja mes serbit dhe klubit italian duket afër.



