
Erdenis Gurishta është largimi i radhës nga Vllaznia. Mbrojtësi i djathtë, ka njoftuar në profilin e tij “divorcin” me shkodranët, pjesë e të cilëve ishte prej 9 vitesh. Gurishta mbante shiritin e kapitenit te kuqeblutë në katër sezonet e fundit, ndërsa tashmë po përgatitet për një aventurë të re. Futbollistit i kishte përfunduar kontrata me Vllazninë dhe tashmë është lojtar i lirë. Prej kohësh, përflitet për një interesim të Tiranës për mbrojtësin e djathtë, por ekziston edhe mundësia për një transferim jashtë Shqipërisë.



