
Në orët e fundit Jose Mourinho ka marrë një tjetër ofertë të bujshme.
Këtë herë Al Nassr ka menduar për ‘’ The Special One ‘’, drejtuesit e të cilit sipas ‘ As ‘ pretendojnë ta shëndërrojnë në trainerin më të paguar në glob, kundrejt 50 milionë eurove në sezon për dy vite.
Megjithatë, kontrata e portugezit me Romën skadon në përfundimin e aktualit dhe objektivi është klasifikimi i ‘’ Verdhekuqëve ‘’ në Champions League.
Potenciali i klubeve të Arabisë Saudite është i jashtëzakonshëm dhe këtë fakt e provuan me transferimin e Cristiano Ronaldos por duan të shtojnë cilësinë me ekspertin e pankinës.
Gjithashtu edhe rivalët e Al Hilal tentuan të transferojnë Lionel Messin kundrejt 400 milionë eurove në sezon dhe tashmë kuptohet qartë se kjo tendencë do të vijojë në rritje dhe asi nën mëngë i këtyre ekipeve është fakti i të pasurit një potencial të jashtëzakonshëm në aspektin ekonomik.



