
Në javët e fundit e ardhmja e Dayot Upamencanos është diskutuar në disa raste.
Megjithatë, sipas ‘ Bild ‘ thuhet se francezi ka vendosur të qëndrojë tek Bayern Munchen përtej qershorit të 2026-tës.
Negociatat ndërmjet palëve kanë patur sukses dhe mbrojtësi sigurisht konsiderohet një element tejet i rëndësishëm nga traineri Vincent Kompany.
Sipas raportimeve 27 vjeçari do të përfitojë rreth 20 milionë euro në sezon, shifër e shoqëruar me një klauzolë për prishjen e kontratës prej 65 milionë eurosh.
Ky hap i ndërmarrë nga krerët e ish rekordmenëve të Bundesligës thekson edhe njëherë rëndësinë e Dayot Upamencanos i cili është pretenduar nga disa klube të elitës, përfshirë edhe Barcelonën dhe Real Madridin.
Një ekip si bavarezët shquhet për fanatizmin ndaj peshave të rënda dhe rasti konkret e konfirmon këtë fakt.
Sezoni aktual është i pesti në ‘’ Allianz Arena ‘’, i shoqëruar deri më tani me 21 sfida dhe 1 gol.



