Rangnick  dëshiron Haaland tek United

Rangnick dëshiron Haaland tek United

  Me të marrë përgjegjësinë e stolit të Manchester United , traineri Ralf Rangnick ka deklaruar menjëherë objektivat për merkaton. I vetëdijshëm se ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë nevojë për më tepër rezultate  , sidomos në ofensivë , gjermani i ka hedhur sytë tek Erling Haaland .

Norvegjezi prej kohësh synohet jo vetëm në  ‘’ Old Trafford ‘’ por edhe në mbarë Europën , fakt që e ka ashpërsuar luftën për 21 vjeçarin dhe e ka shëndërruar në kryefjalën e transferimeve  .

63  vjeçari gëzon marrëdhenie të shkëlqyera me agjentin e golashënuesit nordik Mino Raiola  dhe do ta përdorë këtë element për ti hapur derën e ‘’ Pallatit të Endërrave “ 21 vjeçarit dhe ti mbyllë gojën pretendentëve të tij  .  Pavarësisht se do të jetë një sfidë shumë e vështirë  , sipas gjermanes ‘’ Bild ‘’ , Manchester United  në një farë mënyre e ka asin nën mëngë sepse pikërisht  Ralf Ragnick u bë ndërmjetës për  kalimin e Erling Haaland tek Salzburg , aty ku filloi të impresionojë mbarë botën e futbollit me talentin që e karakterizon.  

Me Cristiano Ronaldon drejt fundit të karrierës , këtij Manchesteri i duhet një zëvëndësues tipik golashënues si ‘’ Cr 7 ‘’ i cili s’njeh asnjë limit dhe drejtuesit e anglezëve nuk mendojnë se asnjë tjetër përveç shtatlartit  të lindur në Leeds nuk mund ti përmbushë pritshmëritë. Statistikat e mrekullueshme  e kanë bërë ishi-n e Moldes të jetë kryefjala e ekipeve të elitës dhe në rastin e  Manchester United konsiderohet prioriteti numër një i teknikut Ralf Ragnick.  

Pikpyetja e kësaj historie është se ku  do të preferojë të vijojë karrierën asi i ‘’ Verdhezinvje “  i cili ka privilegjin të zgjedhë cilindo destinacion që përputhet me mënyrën e lojës dhe  objektivat e të ardhmes . Statistikat prej 14 golash  dhe 3 asistesh në 11 ndeshje s’kanë nevojë për koment veçse të vinë në rritje me kalimin e ndeshjeve dhe të pasurojnë historikun e një lojtari i cili ka shkruar historinë tek Borussa Dortmundi .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy