
Ecuria mjaft premtuese e Thiago Almadas edhe në sezonin aktual po i siguron pretendentë cilësorë.
Mesfushori ka ditur të adaptohet shumë shpejt në kontinentin e vjetër, në një ligë mjaft kompetitive siç është Primera Division.
Skuadra si Gremio, Palmeiras, Juventus apo Napoli kanë treguar interes për argjentinasin, për të cilin në orët e fundit listës i është bashkuar edhe Benfika.
Me 24 vite mbi supe ishi i Velez Sarsfield ka demostruar kapacitetin në fushën e blertë dhe sipas gazetarit Nicolo Schira drejtuesit e luzitanëve do të tentojnë huazimin e tij me opsionin e blerjes së kartonit.
Sigurisht tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ka nisur një revolucion duke qenë se edhe për Conor Gallager apo Giacomo Raspadori përflitet se mund të largohen nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ gjatë merkatos aktuale.
Vlen të përmendet se nga kryeqytetasit janë larguar deri më tani Javi Galan, i cili ka vendosur ta vijojë eksperiencën tek Osasuna dhe Carlos Martin tek Rayo Vallecano.
Në sezonin aktual fantazisti nga Ciudadela e Buenos Airesit numëron 2 gola dhe 1 asist në 16 sfida, për të cilin nuk përjashtohet hyrja në garë e të tjerë ekipeve.



