
Ofensiva e Liverpoolit në këtë merkato vijon të jetë e pandalur. Këtë herë, "The Redsat‘’ nuk kanë shkuar larg Anglisë por janë fokusuar në Championship pikërisht tek Bournemoth . Mesfushori Arnaut Danjuma ka bërë një progres për tu duartrokitur gjatë sezonit të lënë pas dhe Jurgen Klopp ka vënë në dijeni drejtuesit për fillimin e tratativave për transferimin e nigerianit në "Anfield Road". Duke patur parasysh se gjermani nuk ka në dispozicion shumë variante në sulm, transferimi i Arnaut Danjuma do t'i jepte më tepër produktivitet këtij reparti.
Megjithatë një fakt që nuk e ndihmon Liverpoolin në këtë histori është se i duhet të shesë për të afruar lojtarë cilësorë, gjë që nuk ka ndodhur me rivalët direktë si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.
Pas Ibrahima Konates, nigeriani konsiderohet një operacion jo shumë i kushtueshëm sepse vlerësohet në 20 milionë euro por e vetmja pengesë për Liverpoolin është kontrata e 24-vjeçarit me Bournemouth, e cila merr fund në 2024-ën. Momentalisht në listën e largimeve mbetet Divock Origi dhe Xherdan Shaqiri,që nuk llogariten më nga Jurgen Klopp për sezonin vijues në të cilin anglezët do të mundohen të përsërisin sukseset e kaluara me anë të të cilave mbretëruan Europën.
Analizat e specialistëve japin për të kuptuar se Arnaut Danjuma e ka arritur nivelin për të përfaqësuar një ekip të rëndësishëm dhe tek Liverpooli shpresohet për konkretizimin e këtij operacioni sa më shpejt të jetë e mundur.



