Ronaldo nuk do të kthehet tek Sporting

Ronaldo nuk do të kthehet tek Sporting

Zërat  për rikthimin e  Cristiano Ronaldos  tek Sportingu Lisbonës janë shuar orët e fundit .  Kur u duk se portugezi do të bënte  gati valixhet për në ‘’ Jose Alvalade ‘’ me kërkesën e mamasë së tij , agjenti i 36 vjeçarit Jorge Mendez  e ka hedhur poshtë këtë hipotezë duke deklaruar  se momentalisht  ‘’ Cr 7 ‘’ nuk e mendon një gjë të tillë .  Fitimi i titullit nga skuadra e zemrës krijoi përshtypjen se do të ishte një motiv  për Cristiano Ronaldon por 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk preferon të ngutet sepse konsideron se i mbeten edhe disa vite në nivele të larta . 

Me këtë sukses Sportingu Lisbonës  hapi një tjetër kapitull në ligën Nos i duke i dhuruar një kënaqësi të paparshkrueshme tifozerinë  . Për këtë ngjarje historike nuk munguan fjalët e Jorge Mendez  i cili  për të famshmen ‘’ Record ‘’ nuk e fshehu gëzimin e Cristiano Ronaldos dhe u shpreh për të ardhmen që e pret  :

“  Ai është shumë i lumtur që Sportingu u shpall kampion . Ishte një ditë që e priste prej kohësh dhe e meriton plotësisht këtë kënaqësi .  Në lidhje me zërat e fundit për rikthimin  në Portugali është ende herët sepse beson se i mbeten edhe disa vite në nivele të larta  “ , theksoi Jorge Mendes.

 Edhe pse sezoni nuk e ka shoqëruar Juventusin drejt fitimit të titullit kampion në Serinë A dhe sidomos ngecjes për të disatën herë në Champions League , Cristiano Ronaldo  është lider absolut si golashënues i Scudettos .  Aktualisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  rrezikon shumë për pjesmarrjen në Champions League dhe sot duhet të tregojnë dhëmbët  në ‘’ Allianz Stadium ‘’ ku presin  kampionët e Interit .  

Bardhezinjtë do të bëjnë edhe një sforco të fundit për ta arritur  objektivin dhe të justifikojnë sezonin e ndërlikuar  .  Kjo situatë nuk ka ndikuar aspak tek luzitani në aspektin individual sepse vazhdon të shënojë bindshëm dhe numëron 35 gola  në 42 takime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy