Dy gola në fund, Shqipëria U-19 barazon me Maltën

Dy gola në fund, Shqipëria U-19 barazon me Maltën

Shqipëria U-19, barazoi me rezultatin 2-2 ndaj moshatarëve të Maltës, në miqësoren e dytë brenda pak ditëve.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 18-të, ishte Frederik Toskun, që zhbllokoi sfidën.

Në pjesën e dytë, Malta barazoi rezultatin në të 75-ën. Shqipëria sërish gjeti forcë të reagonte dhe mori avantazhin në të 89-ën me Olsi Myrtan.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Malta U-19 barazoi në minutat shtesë (90+7) dhe sfida përfundoi në barazim 2-2.

Dy sfidat miqësore me Maltën U-19 mbyllen me një fitore dhe një barazim për Kombëtaren U-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy