Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot se deri tani janë regjistruar 1200 vrapues për maratonen e Tiranës.
Përmes një video në rrjetin social “Facebook”, tregohet përgatitja e aktorit të njohur Gazmend Paja, i cili do të jetë pjesë e maratonës së Tiranës. Prej ditësh, Veliaj ka bërë thirrje për t’u regjistruar online, ndërkohë që janë ngritur 3 pika informacioni në ndihmë të regjistrimeve .
“Rreth 1200 vrapues të regjistruar, por dikush e ka marrë shumë seriozisht. Shih në 1 min përgatitjet e Gaz Pajës për maratonen e Tiranës”, shkruan Veliaj.
Maratona do të zhvillohet ditën e dielë, në datë 9 tetor.



