
Manuel Locatelli mund të quhet si lojtari më i ri i Juventusit. Pas arritjes së marrëveshjes ditën e djeshme mes klubit nga Torino dhe Sassuolo, ditën e sotme mesfushori i është nënshtruar vizitave mjekësore me Juventusin.
Italiani kalon te Juventusi në huazim 2-vjeçar, me detyrim blerje për 35 milionë euro. Pas shumë ditëve negociata, tashmë marrëveshja është arritur dhe Locatelli përgatitet për avanturën e re.
Bardhezinjët e shikojnë si një investim të rëndësishëm afrimin e 23-vjeçarit, me Locatellin që premton shumë për të tashmen, por edhe për të ardhmen.



