Derbi londinez për perlën turke

Derbi londinez për perlën turke

Faza më e nxehtë e sezonit  vazhdon ti përgatisë skuadrat e mëdha të Europës drejt analizës së detajuar  në funksion të merkatos verore  .   Talentët e futbollit në mënyrë të padiskutueshme rriten dita ditës  dhe ky fakt mbetet tepër tërheqës për organikat e tyre  . Arsenali dhe Tottenhami po  mbledhin forcat për tu përfshirë totalisht në merkato dhe një ndër lëvizjet e shumta që mendojnë të bëjnë  është zhvillimi i një tjetër derbi  ndërmjet tyre .  Sipas ‘’ Daily Mail “  dueli do të jetë i përqëndruar tek progresi i Orkun Kokcu . Me 20 vite mbi supe  është shëndërruar në  protagonist  tek Feynoordi që konsiderohet  një ndër ekipet më të famshëm të Eredivisies . Mosha fare e re i ka krijuar mundësitë e shfaqjes së vlerave që mbart në 71 ndeshje në të cilat ka gjetur në 10 raste rrugën e rrjetës dhe ka shërbyer me efikasitet në 11 të tjerë për shokët e skuadrës , statistika të vështira për tu arrirë në rast se merret parasysh mosha e tij .  Pavarësisht performancës së shkëlqyer me ekipin e quajtur ndryshe si ‘’ Krenaria e Jugut ‘’  ka konfirmuar se mund të shëndërrohet në një ndër talentët më të mëdhenjë të historisë së futbollit turk .   Vlera e kartonit të tij nuk i kalon 25 milionë eurot , shumë   që konceptohet si minimale për arkat e  Arsenalit dhe Tottenhamit por theksi i këtij operacioni do të vihet pa dyshim tek prioritetet e  Orkan Kokcu  sepse në rast se negociatat vijojnë  me sukses do të kërkojë transferimin aty ku do ti ofrohet siguria e aktivizimit për të mos e humbur shkëlqimin e deritanishëm . Sipas parashikimeve të shumta si ‘’ The Gunners ‘’ ashtu edhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’  nuk do të lëshojnë pe për asnjë moment për transferuar në një ndër kampionatet më brilantë të futbollit siç është  Premier League .

 

 

 

 

 

 

             

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy