Xhaferi: Egnatia me lojtarë shumë të mirë, por Vllaznia synon titullin

Xhaferi: Egnatia me lojtarë shumë të mirë, por Vllaznia synon titullin

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi foli për mediat, pas shortit të “Final Four”, që i vendosi përballë Egnatias.

Xhaferi deklaroi se Vllaznia i ka mundësitë për të shkuar në finale dhe për të fituar titullin kampion, ndërsa kishte edhe një thirrje për tifozët.

Nuk do e quaja kundërshtar të vështirë, sepse kemi ardhur me meritë deri këtu. Me Egnatian jemi përballur shpesh këtë sezon. Skuadra është e përgatitur. Do bëjë maksimumin për finalen. E respektojmë kundërshtarin, ka lojtarë shumë të mirë.

Vllaznia i ka lojtarët për të synuar titullin. Nuk kam pasur ndonjë preferencë, Të gjitha skuadrat janë të mira dhe e meritojnë “Final Four”. Trajneri aktual, e ka mundësinë për të shkuar në finale. I bëj thirrje tifozëve ta mbushim stadiumin. Do kemi suport nga Shkodra dhe nga tifozët në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy