Juventus interesohet për Mendy

Juventus interesohet për Mendy

Dëmtimi në sezonin e kaluar i ka shkaktuar shumë pakënaqësi anësorit Ferland Mendy . Francezi nuk ka arritur të debutojë në të tashmin  por megjithatë nuk është harruar nga  një pretendent i tij . Eshtë Juventusi skuadra që është futur në valle për 26 vjeçarin sepse Massimiliano Allegri ka mbetur i pakënaqur me  funksionimin e krahut të majtë të mbrojtjes dhe e shikon  Ferland Mendy-n si një opsion të përshtatshëm .

 Kontrata me ‘’ Galaktikët ‘’ përfundon në 2025-sën dhe këta të fundit i kanë përcaktuar klauzolën e prishjes së saj  e cila  arrin 50 milionë eurot.  

Rikthimi i trainerit italian në  Torino ka ringjallur shpresat  se gjithçka mund të ndryshojë për Juventusin gjatë këtij sezoni por nxënësit e tij do të kenë detyrën e vështirë sepse do ti duhet të ulin nga froni Interin por pa Cristiano Ronaldon i cili po shijon një eksperiencë të dytë në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’.  

Një aspekt që mund ta favorizojë  ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në këtë operacion është se tek ‘’ Los Blancos ‘’ kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të ishi-t të Lyonit  dhe bardhezinjtë e shikojnë si një shans që s’duhet humbur gjatë merkatos vijuese .

Figura e këtij traineri në stolin e bardhezinvje patjetër që konceptohet si një sinjal për zikaltërit e Interit se nuk do ta kenë aspak të lehtë të mbrojnë titullin e 19-të të fituar me meritë sepse e shkuara i favorizon ndjeshëm juventinët që e dominuan Scudetton për 9 vite radhazi por fatkeqësisht  i kanë shpërdoruar shanset në Uefa Champions League me dy finale të humbura kundër Real Madridit dhe Barcelonës .

 

             

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy