Luajti me Shqipërinë në Europian, Gashi tërhiqet nga futbolli i luajtur

Luajti me Shqipërinë në Europian, Gashi tërhiqet nga futbolli i luajtur

Sulmuesi Shkëlzen Gashi është tërhequr nga futbolli i luajtur. Në moshën 34-vjeçare, lojtari ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gashi luajti edhe me Shqipërinë, ku ishte pjesë e Europianit në vitin 2016, ku do të mbahet mend për rastin e humbur përballë Zvicrës.

Postimi i Gashit:

Ka ardhur koha t’ju them se kapitulli i futbollit po mbyllet për mua dhe do t’i jap fund karrierës time aktive pas këtij sezoni. Dëshiroj të falënderoj klubet dhe bashkë lojtaret e mi për shumë momente të paharrueshme dhe suksese të mëdha. Një falënderim shumë i madh shkon për familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e madhe. Unë jam duke pritur shumë për të ardhmen dhe gjithçka që vjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy