Tetova: Nuk e prisja kështu Dinamon. Vendin e trajnerit e liroj në vitin 2025

Tetova: Nuk e prisja kështu Dinamon. Vendin e trajnerit e liroj në vitin 2025

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitores 3-0 ndaj Dinamo City.

Tetova deklaroi se është shumë i lumtur për fitoren, ndërsa tha se nuk e priste kundërshtarin kaq të tërhequr.

I ngacmuar në lidhje me trajnerët e tjerë që ndjekin rrogozhinasit, Tetova tha se vendi do jetë i lirë në vitin 2025.

Ishte një ndeshje e përgatitur mirë. Kishim mungesën e Duamenës, por e zgjidhëm mirë. Shënimi i golit dhe “perla” e Zejnullait i vendosi kapakun gjithçkaje.

Paulauskas do shkojë me kombëtaren dhe menduam të bëjmë një risi me Fernandon në sulm.

Manovra ishte thellësi, si goli i parë shënuam edhe me Laçin. Ishte një gol me thellësi, siç ia kërkoj unë lojtarëve. Ekipi shkoi drejt asaj që kërkova unë.

Janë këto ndeshjet e ngjeshura dhe lodhja ndikon. Dinamon nuk e prisja kështu, kaq shumë mbrojtëse. Unë dua vetëm t’i gëzohem 3 pikëve.

E vetmja gjë që më gëzon, janë lojtarët e kthyer. Duam ta kemi grupin sa më të plotë. Ky pushim ka ardhur në kohën e duhur për ne.

Duamena ka marrë një goditje ndaj Vllaznisë dhe jemi munduar duke bërë maksimumin ndaj Teutës. E kishte të pamundur për të luajtur dhe menduam ta bëjmë pushim, që të rikuperojë plotësisht.  

Trajnerëve që na ndjekin në tribunë, i pëlqen futbolli i Egnatias. Vendi bosh këtu do jetë në vitin 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy