Alexander- Arnold, në listën e Real Madridit

Alexander- Arnold, në listën e Real Madridit

Me vetëm Dani Carvajal në krahun e djathtë të mbrojtjes, sigurisht drejtuesit e Real Madridit do të tentojnë të shtojnë forcat gjatë merkatos së verës.

Rezultatet e skuadrës se Carlo Ancelottit e përforcojnë idenë se edhe në të ardhmen mbetet një ndër rivalët për tu mundur, në çdo kompeticion.

Fitimi i Champions Leagues përsëri ka treguar vlerat e padiskutueshme të ‘’ Los Blancos ‘’, të cilët sigurisht nuk janë të ngopur asnjëherë.

Traineri italian tashmë ka piketuar një tjetër element që mund ti vijë në ndihmë Real Madridit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Flitet për Alexander- Arnold, i cili është një referent prej vitesh në prapavijën e Liverpoolit.

Drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ ende nuk e kanë gjetur mënyrën për të siguruar qëndrimin e anglezit në ‘’ Anfield Road ‘’, fakt që i jep një lloj avantazhi gjigandëve të Europës në lidhje me tranferimin e tij në Madrid.

Kontrata me Liverpoolin i përfundon në 30 qershorin e 2025-sës dhe pavarësisht se ish tekniku i Milanit nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek ‘’ Los Merengues ‘’, e vlerëson lojtarin në fjalë.

Presidenti Florentino Perez është përgatitur maksimalisht për të dhënë më të mirën për ekipin e zemrës gjatë kësaj periudhe, pa të cilin Real Madridi natyrisht nuk do të ishte në nivelin që është sot.

25 vjeçari i ka qëndruar besnik Liverpoolit deri më tani por duke qenë se flitet për klubin më të mirë në botë momentalisht, çdo lojtar tundohet për fillimin e një tjetër eksperience në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy