
Mungesa e finalizimit vijon të jetë një ndër problemet kryesore të Chelseat në sezonin aktual.
Renditja e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ në Premier League e konfirmon një fakt të tillë dhe duke qenë se jemi afër merkatos së janarit, tek kjo skuadër priten përforcime.
Një ndër objektivat e Mauricio Pochettinos është Viktor Gyokeres, i cili po paraqitet shumë mirë me Sporting Lisbonën.
Klauzola e prishjes së kontratës së suedezit me ‘’ Luanët ‘’ arrin 100 milionë eurot dhe pronari Todd Boehly është shprehur i gatshëm ta paguajë këtë shifër.
Për ishi-n e Brightonit, interesi i Chelseat është një mundësi shumë e mirë për të ardhmen, i cili s’ka të ndalur me gjigandët e Portugalisë, pasi në 19 sfida numeron 16 gola dhe 7 asiste.
Natyrisht jemi përpara një bomberi, për të cilin është interesuar edhe Bayern Munchen dhe Juventusi.
Të besuarit e trainerit argjentinas vijojnë të shfaqin luhajte në këtë sezon, të cilët janë shumë larg pjesëmarrjes në Europë momentalisht.
Tashmë traineri Ruben Amorim e ka pranuar se Viktor Gyokeres mund të largohet në merkaton e janarit nga ‘’ Jose Alvalade ‘’ , i cili mund të lërë një boshllëk të madh në metrat e fundit tek Sporting Lisbona.



