Guardia di Finanza, ka zbarkuar këtë të martë në zyrat e klubit të Milanit. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, prej kohësh kanë nisur hetime në lidhje me pronësinë e klubit kuqezi.
CEO i Milanit, Giorgio Furlani dhe paraardhësi i tij, Ivan Gazidis, janë në hetim nga Prokuroria e Milanos, pasi kanë penguar autoritetet e mbikëqyrjes së Federatës Italiane.
Dyshohet se Milani është ende në pronësi të fondit amerikan “Elliott”, ndonëse këta të fundit deklaruan shitjen te “RedBird” me pronar Gerry Cardinale.
Thuhet se nga kontrolli, janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike mes të cilëve edhe telefona celularë, për të vërtetuar këto dyshime shumë të rënda.



