Pak ditë pas përfundimit të kampionatit, vazhdon largimi i lojtarëve nga Kukësi. I fundit që ka mbyllur bashkëpunimin me verilindorët është mbrojtësi Mate Tsintsadze. Futbollisti gjeorgjian u bashkua me verilindorët në merkaton e janarit, ndërkohë që aventura e tij në Shqipëri zgjati vetëm pak muaj.
Klubi i Kukësit njoftoi ditën e sotme se për arsye familjare, lojtari ka kërkuar të rikthehet në Gjeorgji, ndërkohë që është arritur marrëveshja me konsensus për ndërprerjen e kontratës. Tsintsadze në total u aktivizua në 15 ndeshje me Kukësin, ku arriti të shënojë 1 gola dhe dha 2 asiste.



