De Bruyne rinovon deri në 2025-sën

De Bruyne rinovon deri në 2025-sën

  Orët e fundit Manchester City ka  hedhur një hap shumë të suksesshëm në lidhje me të ardhmen . ‘’ The Citiziens ‘’ kanë rinovuar kontratën e një ndër pikave kyçe siç është Kevin De Bruyne . Belgu do ta mbajë veshur fanellën bojëqielli deri në 30 qershorin e 2025- sës dhe me këtë akord numri një i pankinës i famshmi Pep Guardiola ka fituar një element shumë përcaktues për sukseset e të ardhmes .

Ky lajm e ka lënë të gëzuar pa masë belgun i cili ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur për këtë hap të hedhur në karrierën e tij brilante :

 “  Ndihem si në shtëpi .  Rendimenti që jam duke dhënë në fushë është ai që kam ëndërruar gjithmonë dhe shpresoj ta ndihmoj Manchester City-n në çdo ndeshje për të arritur tek rezultatet pozitive . Kam shumë ngjashmëri me Pep në mënyrën se si e shikojmë futbollin dhe ky fakt më motivon më tepër për të dhënë 100 % për këtë skuadër ‘’ , theksoi 29 vjeçari i talentuar i cili deri në këtë stad të sezonit numëron statistika shpresëdhënëse  me 8 gola  dhe 16 asiste në 33 ndeshje të zhvilluara .

 Një çështje e tillë ishte e lidhur në njëfarë mënyrë me një kalim të mundshëm të Lionel Messit në ‘’ Etihad Stadium ‘’  , por gjithçka parashikohet se do të jetë në favor të Barcelonës  presidenca e të cilës kërkon me çdo kusht qëndrimin e ‘’ La Pulgas ‘’ në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’.  Ky hap i hedhur nga 6 herë kampionët e Premier Leagues me siguri do t’ia shtojë mundesitë ishullorëve për të arritur objektivat e të ardhmes  ndër të cilët më i rëndësishmi mbetet trofeu i Champions Leagues .

 

           

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy