
Këtë të mërkurë, u luajtën dy ndeshjet çerekfinaliste, në Eurobasket. Në mënyrë surprizë, Sllovenia, që shihej si një nga favoritët absolutë për të fituar trofeun në fund, është eliminuar nga Polonia.
Këta të fundit u shfaqën dominues gjatë gjithë takimit, duke triumfuar në fund me rezultatin 90-87 dhe kualifikohen në gjysmëfinale, aty ku i pret Franca.
Pikërisht Franca, eliminoi në çerekfinale Italinë, në një ndeshje të luftuar deri në sekondën e fundit. Skuadrat ishin në barazim 77-77, dhe ndeshja shkoi në shtesë, aty ku Franca u tregua me saktë, duke triumfuar në fund me rezultatin 93-85.
Gjysmëfinalja tjetër që do të luhet të premten, është ajo mes Gjermanisë dhe Spanjës.



