
Interi dhe Juventusi kanë bërë afrime të rëndësishme në merkato.
Zikaltrit kanë afruar nga Atalanta mbrojtësin e majtës, Robin Gonsens. Megjithatë gjermani nuk është futbollisti i vetëm që ka kaluar te Interi.
Këta të fundit, pas dëmtimit të Correa, kanë transferuar sulmuesin Felipe Caicedo. Sulmuesi njihet mirë nga trajneri Inzaghi, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij të Lazio dhe e kërkoi edhe te Interi.
Në krahun tjetër, rivalët e Juventusit, kanë afruar një nga sulmuesit më premtues. Ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme me bardhezinjtë, sulmuesi serb, Dusan Vlahovic.
Pasi shkëlqeu në Serie A me Fiorentinën, Vlahovic, tashmë do të vazhdojë karrierën te Juventusi, ku shpreson të shkëlqejë gjithashtu.



