Sot shorti i kualifikueseve të Botërorit, Shqipëria dhe 54 kombëtare europiane mësojnë kundërshtarët

Sot shorti i kualifikueseve të Botërorit, Shqipëria dhe 54 kombëtare europiane mësojnë kundërshtarët

Sot në Zyrih në orën 18:00 do të hidhet shorti i kualifikueseve të Botërorit për zonën e Europës ku bëjnë pjesë 55 ekipe.

FIFA i ka ndarë këto skuadra në gjashtë vazo, 5 prej tyre me 10 ekipe dhe vazon e fundit me 5 ekipe. Në total do nga Europa do të shkojnë në Botëror 13 ekipe, që janë 10 të vendit të parë dhe 3 nga vendet e dyta plus edhe 2 skuadra që do të dalin më të mirat nga Liga e Kombeve.

Në total duke përfshirë 10 ekipet e vendeve të dyta dhe 2 nga Liga e Kombeve shkojnë 12 kombëtare, të cilat do të ndeshen në mars të 2022 me sistemin ‘play-off’ derisa të dalin 3 më të mirat.

Shqipëria ndodhet në vazon e katërt së bashku me Bosnjën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun. Kuqezinjtë e Rejas rrezikojnë grupe ferri, por edhe sfida epike, duke parë edhe të kaluarën, si ajo me Serbinë, por nuk bën përjashtim as Kosova.

E sigurt deri tani është që 4 finalistet e Ligës së Kombeve, Italia, Spanja, Belgjika dhe Franca do të jenë pjesë e grupeve me nga 5 skuadra, duke marrë parasysh se këto 4 kombëtare do të ndeshen mes tyre tetorin e ardhshëm (gjysmëfinalet janë Itali-Spanjë e FrancëBelgjikë), për trofeun e Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet në dy qytetet italiane, Milano e Torino. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar gjithashtu edhe disa limite që nuk mund të kalohen, si për shembull ato që lidhen me motive politike; motive klimaterike, por edhe ato që lidhen me distancat e udhëtimeve shumë të largëta.

Kualifikueset e Botërorit do të nisin më 24 mars 2021 dhe do përfundojnë më 29 mars 2022, ndërkohë që Botërori i Katarit do të luhet nga data 21 nëntor 2022-18 dhjetor 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy